Thirrje që protesta të jetë paqësore, Klinaku: Shihemi nesër

  • G.G /
  • 15 June 2022 - 13:20
Thirrje që protesta të jetë paqësore, Klinaku: Shihemi nesër

Qeveria nuk i ka përfshirë veteranët në projektligjin për pagën minimale.

Për këtë, të enjten, ata do të protestojnë para objektit të Qeverisë. Protesta e veteranëve, javën e kaluar – për të njëjtën çështje, s’ka qenë tërësisht e qetë.

E për protestën e nesme, Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka dashur të jap detaje. “Shihum nesër në protestë, nuk foli më shumë”, ka thënë ai.

Përkundër insistimit të Gazetës Express që të tregojë nëse garantohet protesta që të jetë paqësore – ai ka vazhduar me të njëjtën përgjigje, “shihemi nesër në protestë”.

Gjatë protestës së kaluar, Klinaku ka kërkuar nga veteranët që të përmbahen nga dhuna, pasi thoshte se institucionet janë të tyre; për të cilat kanë luftuar.

E në saje të luftës po kërkojnë që të mos diskriminohen. Në anën tjetër, qëndrimi i Qeverisë është se pensionet rriten vetëm atëherë kur të pastrohen listat.

Ndërsa, KMDLNJ ka dalë me një thirrje që të protesta të jetë paqësore. 

(Kosova Sot Online)