Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri i mesatarisht i pasur, 30 mijë euro “dhuratë” nga prindërit

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 13:49
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri i  mesatarisht i pasur, 30 mijë euro “dhuratë” nga prindërit

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, dhe nuk ka dalur aq shumë I pasur. Tahiri ka deklaruar 30 mijë euro të hyra vjetore të trashëguara nga prindërit e tij.Ai në Agjencinë kundër Korrupsionit (AKK), ka thënë se në llogarinë e tij janë deponuar 30 mijë euro nga babai me datën 07 maj 2021. Tjera të hyrat vjetore Besnik Tahiri ka deklaruar 18 mijë e 751 euro pagë si deputet. Kurse të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij janë 17 mijë e 742 euro. Ai ka thënë se të hyrat përveç pagës së rregullt në Kosovë i vijnë edhe nga angazhimet e tij si ekspert ndërkombëtar.

“Këto të hyra sigurohen nga angazhimet që i kam pasur me NDI, Cemonix, Tetratek (Institucione Amerikane) dhe organizata tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë”, ka thënë ai në deklaratën e prezantuar për formularin e AKK-së. Besnik Tahiri, ka deklaruar shtëpi banimi me sipërfaqe 210 m2 me vlerë 195 mijë euro dhe një banesë 67 m2 në vlerë 70 mijë euro, të dyja në emër të tij.Po ashtu ka deklaruar dy vetura. Njëra në vlerë të 14 mijë eurove e cila është në emër të tij dhe një veturë tjetër në vlerë 7 mijë euro e cila është në emër të bashkëshortes së tij.Deputeti Tahiri ka deklaruar edhe para të gatshme në institucione financiare, 34 mijë e 35 euro në Raiffaisen Bank dhë po ashtu në ketë bankë ka të deklaruara edhe 1 mijë 997 euro. Ndërsa në emër të bashkëshortes, Tahiri ka deklaruar para të gatshme 2 mijë e 861 euro. Në “Raiffaisen Bank”, Tahiri ka detyrime financiare në vlerë prej 100 mijë eurove për blerje të shtëpisë. Ndërsa në ProCredit Bank bashkëshortja e tij ka detyrime financiare në vlerë 17 mijë eurove për renovim të shtëpisë.

(Kosova Sot Online)