Ish ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, shef i deputetëve të PDK-së me titull milioneri

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 13:59
Ish ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, shef i deputetëve të PDK-së me titull milioneri

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, ish Ministër i Drejtësisë në Qeverinë Thaçi 2, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kudër Korrupsion, duke arritur ta fitoj titullin e milionerit. Ai ka deklaruar shtëpi banimi me sipërfaqe 1 mijë e 400 metra katrorë me vlerë 393 mijë euro. Shtëpi me lokale afariste 300 m2 dhe hapësirë banimi 250 m2 në vlerë 400 mijë euro, tokë bujqësore 52 ari në vlerë 288 mijë euro, dhe ndërtim i shtëpisë malore 130 metra katror në vlerë prej 95 mijë euro e përbashkët. Të gjitha këto ne kalojnë vlerën e shifrës prej mbi 1 milion euro.

Abelard Tahiri ka deklaruar edhe para të gatshme në institucione financiare 4 mijë e 832 euro e 52 centë në Pro Credit Bank. Ndërkaq në po të njëjtin institucion financiar ka detyrime financiare në vlerë prej 62 mijë e 756 euro. Të hyrat vjetore të Tahirit janë pagë nga Kuvendi e Kosovës 23 mijë e 76 euro e 88 centë. Ndërsa nga qiraja e lokalit afarist, 20 mijë e 400 euro. Kurse të hyrat vjetore të bashkëshortes janë 4 mijë e 320 euro.

(Kosova Sot Online)