Policia e Kosovës ka një njoftim lidhur me protestën e nesërme të OVL-së

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 20:15
Policia e Kosovës ka një njoftim lidhur me protestën e nesërme të OVL-së

Policia e Kosovës ka bërë një njoftim lidhur me mbarëvajtjen e protestës së nesërme të paralajmëruar nga OVL e UÇK-së.

Policia ka bërë të ditur se janë marrë masat e nevojshme dhe se janë takuar me përfaqësues të OVL të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes.

Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së lajmëruar sipas ligjit mbi tubimet publike nga Veteranët e UÇK-së, ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore. Sot, më 15.06.2022, zyrtarë nga PK-ja, kanë zhvilluar një takim njoftues me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes së saj dhe masave tjera që lidhen me zhvillimin e protestës.”.

(Kosova Sot Online)