Abazoviqi në konferencë me Zelenskyn dhe Ramën: Ne në Ballkan e dimë çka është lufta

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 20:35
Abazoviqi në konferencë me Zelenskyn dhe Ramën: Ne në Ballkan e dimë çka është lufta

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Kiev pas takimit me presidentin Volodymyr Zelensky, se vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën. Tha se e dinë se çfarë po kalon Ukraina, për shkak se e kanë përjetuar luftën disa dekada më parë.

“Do të keni mbështetjen e plotë për rindërtimin e vendit tuaj. Ne nuk kemi shumë kapacitete, jemi të vogla por megjithatë do të japim kontributin tonë ashtu siç tani po japim kontributin duke ndihmuar me disa pajisje e një lloj mbështetje financiare që ndoshta nuk është mjaft, por është përgjegjësia jonë”, tha Abazoviq.

Dua të përmend se çdo ukrainas që është tashmë në Malin e Zi, dhe janë 10 mijë tashmë, 1.8 për qind e popullsisë tonë, sepse ne jemi një komunitet i vogël, janë mëse të mirëpritur”, tha Abazoviq.

Abazoviq tha se populli i Ballkanit Perëndimor e di se çfarë po përjetojnë ukrainasit pasi kanë përjetuar luftën.

“Ne do të bëjmë më të mirën për tu mbështetur dhe të jeni të sigurt se ne e ndajmë këtë përvojë prej rreth tre dekadave më parë në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë saktësisht se çka është agresioni, shkatërrimi i luftës dhe krimet e luftës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)