“Po më vjen me qajtë”, deputetja e AAK-së qan në lidhje direkte

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 11:11
“Po më vjen me qajtë”, deputetja e AAK-së qan në lidhje direkte

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në një lidhje direkte, u shpreh e indinjuar me mospërfshirjen e veteranëve të luftës në Ligjin për Pagën Minimale.

Deputetja Kadriaj tha se po i vie të qajë pas diskriminimit që qeveria sipas saj po i bënë veteranëve.

“Unë po ndihem tepër keq, gati kam qajtë në fjalimin tim në Kuvend. Invalidët dhe veteranët pas 23 vjetësh po detyrohen që të dalin të protestojnë, po më vjen me qajtë nuk po ndihem mirë. Nuk mundet të ketë normalitet kur ti e diskriminon një kategori të vlefshme”, ka thënë ajo.

Deputetët e opozitës janë mbledhur para foltores së Kuvendit dhe kanë pamundësuar vazhdimin e saencës.

(Kosova Sot Online)