Veteranët ngrisin lart flamurin e UÇK-së para Kuvendit

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 11:38
Veteranët ngrisin lart flamurin e UÇK-së para Kuvendit

Një prej veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ngritur flamurin e UÇK’së para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

I njëjti pasi ka ngritur flamurin, ka thënë se këtë veprim e ka bërë për t’iu treguar deputetëve se pa këtë flamur s’do të ishin në Kuvend.

Ai tha se ky flamur do të qëndrojë te Kuvendi derisa të vjetrohet.

“Me iu tregu që pa këtë flamur s’ishin kanë këtu”, ka thënë veterani.

(Kosova Sot Online)