Gani Krasniqi për protestën e veteranëve: Nuk kam për qëllim të përcaktohem nëse kanë apo jo të drejtë

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 14:23
Gani Krasniqi për protestën e veteranëve: Nuk kam për qëllim të përcaktohem nëse kanë apo jo të drejtë

Deputeti i VV-së, Gani Krasniqi, ka marrë fjalën sot gjatë seancës në Kuvend. Ai tha se udhëheqja e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ajo që ka pranuar se kjo organizatë të politizohet.

Krasniqi tha se nëse kjo organizatë nuk do të ishte politizuar nga partitë që u thirrnin si parti të luftës, kjo organizatë do të ishte opozita e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës.

“Bindja ime është që duhet parë që në fillim ku ka filluar kjo punë dhe të merr kështu dhe tash që jemi në këtë gjendje. Është e vërtetë se luftëtarët çlirimtarë të Kosovës, veteranët, sot janë të ngritur në protestë. Nuk kam për qëllim të përcaktohem nëse kanë apo jo të drejtë, por është udhëheqja e organizatës së veteranëve të UÇK-së, ajo që ka pranuar që kjo organizatë të politizohet. Jo nuk është përgjegjësia e të gjithë veteranëve. Nëse kjo organizatë nuk do të ishte politizuar nga ato parti që u thirrshin si parti të luftës në themelimin e tyre kjo organizatë do të kishte qenë opozita kryesore e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Dhe kështu i ka hije veteranëve dhe organizatave që përfaqësojnë këto kategori jo të ndjeshme, por kategori që janë krenaria e këtij populli. Sikur të ishte kjo organizatë në nivelin e tyre, nuk do të kishim bërë faljen e tokave Malit të Zi, Zajdenicën, Gjykatën Speciale, e shumë gjëra tjera”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)