QKUK sqaron situatën e krijuar sot në Pediatri: Pamjet e stërmbushura me pacientë janë si pasojë e ngarkesës

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 14:32
QKUK sqaron situatën e krijuar sot në Pediatri: Pamjet e stërmbushura me pacientë janë si pasojë e ngarkesës

Media ka publikuar sot pamje nga ambientet e klinikës së Pediatrisë në QKUK, e cila dukej e stërmbushur me pacientë, ku sipas shikuesit kjo ndodhi si pasojë e mungesës së mjekut në klinikë. Por, në një përgjigje nga Drejtoria e QKUK-së dërguar medies, thuhet se pamjet e tilla krijohen si pasojë e ngarkesës dhe numrit të madh të pacientëve.

Tutje, në përgjigjen e QKUK-së thuhet se nuk kanë ndonjë informacion se ndonjë doktor nuk është prezentuar në vendin e tij të punës.

Përgjigja e plotë, pa ndërhyrje:

“Ambulancat specialistike funksionojnë në ndërtesën re të Klinikes së Pediatrisë, çdo dite pune duke ofruar keshtu sherbim per te gjithe lamite pediatrike. Pamja e pritores me nje numer te konsiderueshem te pacienteve me percjelles ( prind apo kujdestare) eshte e zakonshme sepse rregullisht kemi frekuence te madhe te vizitave specialistike. Pacientet me te arritur ne recepcion regjistrohen dhe orientohen se para ciles ordinance do te presin rradhen per vizite sipas sistemit SISH., Une nuk kam asnje informate nga infermieret apo palet se ndonji doktor nuk ka prezentuar ne vendin e punes dhe konsideroj se nje pamje e tille me pritore te stermbushur eshte pasoje e ngarkeses dhe numrit te madh te pacienteve qe kerkojne sherbimin ne ambulanca specialistike”, thuhet në përgjigjen e tyre.

(Kosova Sot Online)