Kurti dëshiron nesër takim me përfaqësuesit e veteranëve: Mos e ofendoni as popullin e as mua

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 14:37
Kurti dëshiron nesër takim me përfaqësuesit e veteranëve: Mos e ofendoni as popullin e as mua

Kryeministri Albin Kurti propozoi t’i takojë nesër përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së.

Pas kësaj, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se Kurti duhet t’i takojë menjëherë veteranët.

“Nëse thua sot, vetëm sot, vetëm tash, kjo do të kishte kuptim të hënën”, tha Kurti, pasi theksoi se atë ditë u miratua projektligji për përcaktimin e pagës minimale, nga i cili u lanë jashtë veteranët.

“Sot është absurde”, tha Kurti.

Kryeministri iu tha deputetëve të opozitës që të mos flasin në emër të protestuesve.

“Unë nuk mendoj që një deputet i opozitës duhet të flasë në emër të protestuesve”, tha ai.

Kurti tha se vetë kishte organizuar protesta, prandaj iu tha opozitarëve se “nuk jeni në situatën ku isha dikur unë”.

“Deputeti flet ‘Jugosllavia’ ku di unë. Kjo për besimin tim tregon që duhet të më shtjë në një ekstrem ku kurrë s’kam qenë në mënyrë që të mund të më kritikojë”, tha kryeministri.

“Duhet të shpifësh diçka që të më kritikosh”, tha shefi i Qeverisë.

Ai i tha deputetit Berisha të mos shpifë.

Në kundërreplikë, Berisha tha:

“Unë ty nuk mund të të bëj kurrgjë tjetër, pos qaj që je”. Ai tha se për Kurtin flasin ata që e kanë votuar.

Kurti iu përgjigj edhe njëherë në fund.

“Shumica e popullit ka qenë kundër Jugosllavisë. Mos e ofendoni as popullin e as mua”, ia ktheu Kurti.

(Kosova Sot Online)