KESCO tregon si do të llogariten faturat e rrymës për këtë muaj

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 16:51
KESCO tregon si do të llogariten faturat e rrymës për këtë muaj

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ndryshoi aktvendimet e Apelit dhe Themelores, KESCO ka njoftuar se konsumatorët do të faturohen me tarifat e shtrenjta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë KESCO, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“KESCO njofton konsumatorët që bazuar në vendimin e sotshëm të Gjykatës Supreme, për anulimin e vendimit për pezullimin e tarifave që kanë hyrë në fuqi me  datën 08 shkurt 2022, KESCO në leximin e këtij muaji që do të filloj për pak ditë do aplikoj tarifat që janë në fuqi, respektivisht do të njehsoje faturat e konsumatorëve me tarifat aktuale që janë në fuqi nga data 08 shkurt 2022”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)