Ky është kushti i veteranëve për ta pranuar takimin me Kurtin, flet Faton Klinaku

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 16:54
Ky është kushti i veteranëve për ta pranuar takimin me Kurtin, flet Faton Klinaku

U.D., i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur për Gazetën Express pas pranimit të ftesës për takim nga njëra prej këshilltareve të kryeministrit Kurti. Klinaku tha se takimit i përgjigjen dhe nuk i kanë ikur takimeve, por paraprakisht duhet ndërpritet seanca e Kuvendit.

Faton Klinaku, u pyet se çfarë do të bëjnë veteranët në rast se nuk ndërpritet seanca e sotme e Kuvendit, ai u përgjigj “ne jemi duke qëndruar”.

Tutje ai tha se seanca duhet të ndërpritet.

“Takimeve nuk iu kemi ikë, takimit i përgjigjemi. Por duhet ndërpritet seanca”, tha Klinaku 

Klinaku është shprehur sot se veteranët gjithmonë kanë qenë për dialog.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës dhe do t’i takojë veteranët bashkë me ministrin Murati dhe deputetin Armend Muja, për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre për të cilat po protestojnë.

Aktualisht deputetët e Kuvendit të Kosovës ndodhen në pauzë dhe nuk dihet akoma nëse seanca e sotme do të ndërpritet. 

(Kosova Sot Online)