Opozita sërish nuk lejon rifillimin e seancës në Kuvend

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 17:02
Opozita sërish nuk lejon rifillimin e seancës në Kuvend

Partitë parlamentare opozitare nuk po lejojnë rifillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi i projektligjit që mundëson tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Disa deputetë të PDK-së dhe AAK-së janë pozicionuar te foltorja dhe nuk po largohen, duke pamundësuar kështu rifillimin e seancës.

Bllokim të seancës parlamentare nga opozita ka pasur sot dy herë gjatë ditës, të cilët kërkojnë ndërprerjen e seancës, pasi nuk ka kushte normale derisa para  Kuvendit po protestojnë qindra veteranë me kërkesën për përfshirje në rritjen e pagës minimale.

(Kosova Sot Online)