Ndaj Molliqajt kishte urdhërarresit, por pse u arrestua Frashër Krasniqi?
Pak më parë, Policia e Kosovës ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe dy anëtarët tjerë, Frashër Krasniqi e Zgjim Hyseni.
Molliqaj u arrestua për shkak të një urdhërarresti që gjykata kishte lëshuar ndaj tij, ndërsa sipas burimeve Frashër Krasniqi u prangos pasi pengoi arrestimin e Molliqajt.
Molliqaj dhe anëtarët e tjerë të PSD-së kanë qenë pjesë e protestës së veteranëve.
(Kosova Sot Online)
