Molliqaj në mbështetje të veteranëve: Qëndresa vazhdon

  • 16 June 2022 - 20:25
Molliqaj në mbështetje të veteranëve: Qëndresa vazhdon

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar në Facebook pas protestës së sotme të OVL UÇK-së, ku ai u arrestua.

Ai tha se rezistenca e veteranvve është burim shprese.

Ai shtoi se cdo pension nën pagën minimale nuk është i mjaftueshëm për kushte bazike të jetesës.  

“Paga minimale definohet si shumë nën të cilën nuk mund t’i plotësosh kushtet bazike të jetesës. Nën këtë shumë dëshirojnë t’i lënë ata që ishin të gatshëm që të sakrifikojnë jetën e tyre për lirinë tonë kolektive. Qëndresa vazhdon”, përfundoi ai

(Kosova Sot Online)