Scholz: Ukraina i përket familjes europiane

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 20:31
Scholz: Ukraina i përket familjes europiane

Kancelari gjerman Olaf Scholz nga konferenca që është mbajtur në Kiev me presidentin ukrainas Zelensky ka thënë se ka vizituar Ukrainën me një mesazh mjaft të qartë: Ukraina i përket familjes europiane.

Scholz shton se Gjermania do të mbështesë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE.

Kancelari gjerman ka thënë gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa do të ketë nevojë për ndihmë.

(Kosova Sot Online)