Një person theret rëndë me thikë në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 17 June 2022 - 10:04
Një person theret rëndë me thikë në Fushë Kosovë

Një therje me thikë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht ka sulmuar fizikisht të dyshuarin mashkull kosovar e pastaj ky i fundit ka sulmuar me thikë të dyshuarin e parë duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)