Shpallet i pafajshëm pas 91 vitesh afro-amerikani i dënuar për vrasje

  • E.K /
  • 17 June 2022 - 10:06
Shpallet i pafajshëm pas 91 vitesh afro-amerikani i dënuar për vrasje

Afro-amerikani, Alexander McClay Williams, u dënua me vdekje në moshën 16-vjeçare për një vrasje që nuk e kreu kurrë. Kjo u vërtetua tek pas hiç më pak se 91 vitesh pasi u dënua.

McClay Williams u akuzua për vrasjen e një gruaje në 3 tetor 1930. Gruaja u gjet e vrarë nga i shoqi në shtëpinë e saj.

“Nuk mund ta rishkruajmë historinë. Por kur drejtësia mund të vendoset duke pranuar publikisht një gabim i tillë, ne duhet të shfrytëzojmë rastin”.

Motra e vetme e 16-vjeçarit fatkeq,  e cila tashmë është 92 vjeç është shprehur e lumtur.

“Jam e lumtur që po përfundon ashtu siç duhet të kishte filluar,” tha Susie Williams-Carter. “Ne e dinim se ai ishte i pafajshëm, tani duam që të gjithë ta dinë”.

Adoleshenti, i cili u vra më 27 shkurt 1931,  hyri në histori si djali më i ri që u ekzekutua.

(Kosova Sot Online)