Kjo është pasuria milionëshe që e ka deputeti i AAK-së Pal Lekaj

  • E.K /
  • 17 June 2022 - 13:23
Kjo është pasuria milionëshe që e ka deputeti i AAK-së Pal Lekaj

Ish Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, deputet I AAK-së,  është njëri ndër zyrtarët  më të pasur që e kanë deklaruar pasurinë e sipas afatit ligjor të përcaktuar nga AKK-ja. Agjencioni Kundër Korrupsion (AKK) ka publikuar pasurinë e Lekajt, e cila kap shifrën e miliona eurove. 1 milion e 500 mijë euro (1,500,000.00), Lekaj ka deklaruar se posedon tokë, në pronësi të tij. Kurse, shtëpia e tij kap vlerën e 280 mijë eurove (280,000.00).

Lekaj ka në pronësi katër vetura familjare, që  kapin vënë vlerën prej 59 mijë eurosh që të katra. Ndërsa, para ta gatshme në bankë, ka deklaruar se posedon 3,000.00 euro. Detyrime financiare-Kredi e cila duhet të shlyhet për dhjetë vite e ka deklaruar në shumën prej 75,000.00. Ka deklaruar pagë vjetore nga Kuvendi I Kosovës prej 20,355.71 euro.

(Kosova Sot Online)