“Ankohet” Kryetari i Skenderajt nga PDK-ja Fadil Nura, i ka deklaruar vetëm 6 mijë euro para të gatshme në bankë

  • E.K /
  • 17 June 2022 - 13:32
“Ankohet” Kryetari i Skenderajt nga PDK-ja Fadil Nura, i ka deklaruar vetëm 6 mijë euro para të gatshme në bankë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura,  na paraqitet si politikan relativisht i varfër, për dallim nga bashkë partiakët e tij. Ai ka deklaruar vetëm gjashtë mijë euro para të gatshme në bankë. Në formularin e deklarimit të pasurisë të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Nura ka deklaruar tri pasuri të paluajtshme dhe një të luajtshme.

Në pasuritë e paluajtshme, përfshihen një tokë e trashëguar dhe dy banesa me pronësi të përbashkët.

Njëra nga banesat është deklaruar si e blerë me kredi në vlerë të 30 mijë euro dhe shitje të një veture.

Ndërsa, Nura si pasuri të luajtshme ka deklaruar një veturë të tipit Mercedes me pronësi të përbashkët në vlerë të 11.700 euro. Sa i përket të hyrave vjetore, Nura ka deklaruar vetëm pagën e tij si burim nga komuna dhe pagën e bashkëshortes si burim nga institucioni arsimor.

(Kosova Sot Online)