Identifikohet ferizajasi i dyshuar së ia ndërroi kilometrat veturës për ta shitur

  • S.A /
  • 18 June 2022 - 09:07
Identifikohet ferizajasi i dyshuar së ia ndërroi kilometrat veturës për ta shitur

Policia ka njoftuar se dje, pas një viti, është hetuar dhe identifikuar një i dyshuar, i cili dyshohet të ketë mashtruar viktimën, duke i ndërruar numrin e kilometrave të automjetit.

Hetimet për rastin kanë nisur, dhe se rasti kishte ndodhur para një viti.

“Më 17.06.2022 është hetuar dhe identifikuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mashtruar viktimën, i ka ndërruar numrin e kilometrave të automjetit. Rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online )