
Lexoni edhe:
Kamberi: Është e qartë se Beogradi nuk i dëshiron shqiptarët në Kuvendin e Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Rusia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë Kosovën, duke shtuar se “madje edhe nëse Kosovën e njeh e gjithë bota, Serbia nuk do ta bëjë këtë”.
Vulin deklaroi se Perëndimi duke e njohur “të ashtuquajturën Kosovë si shtet ka shfrytëzuar të drejtën e më të fortit dhe se kjo rrahje ka dy skaje”.
Kamberi: Është e qartë se Beogradi nuk i dëshiron shqiptarët në Kuvendin e SerbisëLexoni edhe:
Sipas tij, “e drejta ndërkombëtare u vra me agresionin e NATO-s në Serbi në vitin 1999 dhe asgjë nuk do ta ringjallë atë në Ukrainë”.
“Rusia po i referohet shembullit të Perëndimit dhe ata që e dhanë atë shembull, vështirë se kanë një argument moral për ta dënuar atë që vendosën si parim. Nëse ata që e njohën të ashtuquajturën Kosovë do e kishin kuptuar gabimin dhe do të kishin tërhequr njohjen, ata ndoshta do të mund të kishin një argument moral për të dënuar Rusinë, por përkundrazi, ata po i kërkojnë Serbisë të njohë të ashtuquajturën Kosovë, që Serbia të shlyejë mëkatin e tyre me rrëfimin e saj. Rusia nuk e ndryshon qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë atë Kosovën dhe kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha Vulin.
(Kosova Sot Online)