
Lexoni edhe:
MD-ja duhet të bej kërkesë zyrtare në adresë të AKK-së dhe Prokurorisë së shtetit për ta verifikuar pasurinë e zyrtarëve të shtetit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn, për të cilin ka pasur fjalë të mëdha.
Lladrovci e ka quajtur Cakajn enciklopedi që kapërcen çdo standard të njohur intelektual.
“Lum Kosova për djemtë si Genti! Genti i takon brezit më të shkëlqyer të rinisë tonë, të dëshmuar me kompetencën shkencore e diplomatike, për ballafaqimet më të ndjeshme strategjike dhe interesin nacional. Lum Kosova për djemtë si Genti, enciklopedi që reflekton tërë atdhetarizmin dhe vlerën tonë, të ardhmen tonë. Genti, më i miri nga më të mirët, kapërcen çdo standard të njohur intelektual në rrafshin nacional”, ka shkruar Lladrovci.
Cakaj pasi dha dorëheqje nga posti i kryediplomatit shqiptar s’ka qenë më aktiv në politikë.
Ai është parë në shoqëri të disa eksponentëve të PDK-së por që ka mohuar se do t’i bashkohet ndonjë partie politike.
https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10225749427276439
(Kosova Sot Online)