MD-ja duhet të bej kërkesë zyrtare në adresë të AKK-së dhe Prokurorisë së shtetit për ta verifikuar pasurinë e zyrtarëve të shtetit

MD-ja duhet të bej kërkesë zyrtare në adresë të AKK-së dhe Prokurorisë së shtetit për ta verifikuar pasurinë e zyrtarëve të shtetit

Hajrullah Tërnava

  • 18 June 2022 - 13:34

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Situata e tanishme na e imponon arsyen që në këtë moment të duhur, që tani të bëhet kërkesë zyrtare edhe nga Ministrja e Drejtësisë në adresë të AKK-së dhe Prokurorisë së shtetit, për hetim dhe verifikim të plotë e të detajuar, në mënyrë që ti hapet rrugë më e lehtë dhe më e shpejtë edhe fillimit të zbatimit të ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, plotësimi dhe ndryshimi i të cilit ka kaluar në parlament në fazën e parë, dhe tani më pritet vetëm procedura e leximit të dytë dhe shpallja nga Presidentja për ta filluar procedurën e zbatimit.

Luftimi i krimit në përgjithësi duhet të ndodhë sa më parë që kjo shoqëri kaq thellë e kriminalizuar, të spastrohet njëherë e përgjithmonë nga vepër kryesit e këtyre krimeve të turpshme, sepse këto krime kryesisht pas luftës i kanë krye ata persona me kravata, që u gjendën në ato vende të rëndësishme shtetërore, e që për qëllim e patën të pasurohen skajshmërisht, dhe këtij qëllimi ia arritën, sa që edhe stërnipat e tyre të pa lindur e kanë të siguruar jetën e tyre luksoze, edhe nëse këta që ua kanë siguruar këtë pasuri stërnipave të tyre edhe të mos qofshin të gjallë, por tani kjo qeveri nëse nuk i ndërmerr masat e spastrimit nga këto krime të organizuara, atëherë është vështirë që Kosova të lëvizë drejtë institucioneve ndërkombëtare sikur në BE, në NATO etj, sepse këtë luftim të këtij lloji të krimit po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët.

Tani është momenti që duhet ta merr seriozisht Agjencioni Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e shtetit, për ta hetuar dhe verifikuar, pasurinë e deklaruar milionëshe të atyre zyrtarëve të cilët shihet ashiqare se më të dhënat e deklaruar pasurin e tyre, dhe nuk kanë shans për ta arsyetuar, sepse janë një mal milionerësh të politikës dhe gjyqësorit që ashiqare edhe nga qytetari më i pa informuar, bindet se krejt ajo pasuri e deklaruar, te shumica e zyrtarëve, është krijuar duke zhvatur, duke abuzuar me ligjin, ose duke u korruptuar.

Situata e tanishme na e imponon arsyen që në këtë moment të duhur, që tani të bëhet kërkesë zyrtare edhe nga Ministrja e Drejtësisë në adresë të AKK-së dhe Prokurorisë së shtetit, për hetim dhe verifikim të plotë e të detajuar, në mënyrë që ti hapet rrugë më e lehtë dhe më e shpejtë edhe fillimit të zbatimit të ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, plotësimi dhe ndryshimi i të cilit ka kaluar në parlament në fazën e parë, dhe tani më pritet vetëm procedura e leximit të dytë dhe shpallja nga Presidentja për ta filluar procedurën e zbatimit.

Krahasimi, verifikimi dhe hetimi i pasurisë do të ishte edhe një ndihmë plus për fillimin e zbatimit të ligjit Vetting në drejtësi, për ti pastruar të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e inkriminuar. Tani me ligjin e Vettingut që pritet të miratohet pa hezitues, duhet menjëherë të fillohet spastrimi i institucioneve, dhe vepër kryesit e atyre veprave kriminale duhen të përgjigjen para ligjeve të Kosovës, pavarësisht se kush i ka krye ato vepra, sepse të gjithë qytetarët para ligjit janë të barabartë, dhe me këtë luftim të krimit në preventivë do të arrihet një kulturë legjitime dhe e drejtë që çdo kush, kush punon duhet të paguhet dhe me atë pagë të fituar të shërbehet për jetesën e tij dhe të familjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".