Hoti kritikon Kurtin që nuk i bëri këto 5 veprime

  • A.P /
  • 19 June 2022 - 16:01
Hoti kritikon Kurtin që nuk i bëri këto 5 veprime

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar të dielën në Facebook se kriza ekonomike është globale, por sipas tij Qeveria ka mundur të veprojë për ta zbutur krizën.

Ka përmendur faktin që TVSH-ja është dyfishuar pas rritjes së çmimit të naftës.

Po ashtu lista e mallrave shtesë nuk është ulur në 8 për qind, ka treguar Hoti.

“Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike”, ka thënë Hoti ndër tjerash.

E ka përmendur edhe refuzimin e Qeverisë për tërheqjen e Trustit Pensional.

“Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik”, ka vazhduar ai.

“Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi”, përfundoi postimin Hoti.

(Kosova Sot Online)