OVL-UÇK sot në ora 10:00 mban konferencë për medie

  • E.K /
  • 20 June 2022 - 08:29
OVL-UÇK sot në ora 10:00 mban konferencë për medie

Sot nga ora 10:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të mbajë konferencë për medie.

Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të OVL-së së UÇK-së.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës, në parim në lexim të parë, miratoi Projektligjin për Pagën Minimale, ku nuk u përfshinë kategoritë e dala nga lufta.

Si pasojë e përjashtimit, një ditë pas miratimit, veteranët kanë protestuar në shenjë kundërshtimi.

(Kosova Sot Online)