Përleshje në Drenas, vëllezërit rrahen 3 me 1 me fqinjin – shkak prona

  • E.K /
  • 20 June 2022 - 08:31
Përleshje në Drenas, vëllezërit rrahen 3 me 1 me fqinjin – shkak prona

Një ngatërresë mes disa personave ka ndodhur mbrëmë, në fshatin Fushticë të Epërme të Drenasit. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet te jetë një mosmarrëveshje për pronë, ka bërë që konflikti verbal mes fqinjëve të eskalojë deri në rrahje.

Në përleshje janë përfshirë katër persona, 3 vëllezër në një anë dhe fqinji i tyre në anën tjetër. Sipas burimeve brenda Emergjencës lëndime serioze ka pësuar ky i fundit, pasi u rrah nga të dyshuarit, të cilët ia dëmtuan edhe veturën.

Pas trajtimit në Drenas, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të vazhduar tretmanin.

(Kosova Sot Online)