Një person u gjet pa shenja jete në oborrin e tij, dyshohet se ra nga pema

  • E.K /
  • 20 June 2022 - 10:16
Një person u gjet pa shenja jete në oborrin e tij, dyshohet se ra nga pema

Një person është gjetur pa shenja jete dje në oborrin e shtëpisë së tij në Pejë.

Në raportin e Policisë thuhet se ka dyshime që viktima ka rënë nga pema dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)