Pasi Rama ‘rrëzoi’ raportimet për “komplotin”, Kurti flet për “insinuatat dhe intrigat e ndokuj”

  • E.K /
  • 20 June 2022 - 15:10
Pasi Rama ‘rrëzoi’ raportimet për “komplotin”, Kurti flet për “insinuatat dhe intrigat e ndokuj”

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk mund të ketë komente për përshtypjen e secilit.

Pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu përgjigj pyetjeve për raportimet se ai po përpiqet ta rrëzojë Kurtin, ky i fundit tha se po të komentojnë gjithçka, s’mbesin më kryeministra.

“Së pari, ne nuk mund të bëjmë tash komente ose të japim përshtypjet tona për konglomerat përshtypjesh nga më të ndryshmet, sepse atëherë nuk jemi kryeministra, por ndoshta as analista s’jemi”, tha ai.

Kurti përmendi insinuata e intriga, të cilat tha se s’kanë lidhje me atë çfarë bëhet në mbledhjet e përbashkëta.

“Deklaratat, përshtypjet, insinuatat, intrigat, komentet e ndokuj për besë janë të pakrahasueshme me atë çfarë po bëjmë në këto mbledhjet e përbashkëta”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)