Rama pyetet për raportet me Vjosa Osmanin: “I uroj shëndet dhe lumturi”

  • E.K /
  • 20 June 2022 - 15:36
Rama pyetet për raportet me Vjosa Osmanin: “I uroj shëndet dhe lumturi”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur nga gazetarët edhe për raportin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se kur thotë presidenti Thaçi, nuk nënkupton se po e nënçmon ose anashkalon presidenten aktuale të Republikës së Kosovës.

Rama i uroi shëndet dhe lumturi Osmanit.

“Kur unë them presidenti Thaçi, kjo nuk nënkupton që unë nuk e di se cila është presidentja e Kosovës. Nga ana tjetër, Vjosa gëzon shëndet të plotë, nuk ka probleme me gjykatën e Hagës, kështu që unë i uroj shëndet dhe lumturi dhe nuk kam asnjë arsye që kur i adresohem Hashimit, të nënkuptoj se po nënçmoj apo anashkaloj presidenten aktuale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)