Haxhiu: Vettingu do të fillojë në muajin korrik

  • A.P /
  • 26 June 2022 - 16:29
Haxhiu: Vettingu do të fillojë në muajin korrik

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu e pyetur se sa do të zgjasë procesi i Vettingut, ministrja ka treguar shembujt e vendeve tjera.

“E rëndësishme është që procesi të jetë sa më mirë i përgatitur. Bazuar në praktikat e vendeve tjera, ky proces ka zgjatur më shumë se 5 vite. Ne do ta organizojmë në atë mënyrë që të jetë sa më lehtë i zbatueshëm”, ka shkruar Haxhiu.

Pas aprovimit nga Komisioni i Venecias, ministrja ka treguar se ky proces pritet të filloj në fund të muajit korrik.

“Rregullorja për punën e Qeverisë na obligon që amendamentet kushtetuese t’i vendosim në konsultime. Posa të përmbyllen këto konsultime lidhur me amendamentet kushtetuese, ne do t’i përcjellim të njëjtët në Kuvend për diskutim dhe votim. Më së largu deri në muajin korrik”, ka njoftuar Haxhiu.

(Kosova Sot Online)