Therje me thika në Pejë: Një person në spital, tjetri në pranga

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 11:27
Therje me thika në Pejë: Një person në spital, tjetri në pranga

Mbrëmë në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, një person është therur me thikë nga një person tjetër.

Siç raporton Policia, viktima është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“VRASJE NË TENTATIVË|Rr. Eliot Engel. Pejë 20.06.2022 – 21:28. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është goditur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor, sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)