Bislimi njofton për arritjen e marrëveshjes me Serbinë: Më në fund

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 11:30
Bislimi njofton për arritjen e marrëveshjes me Serbinë: Më në fund

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka njoftuar në Twitter për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në fushën e energjisë.

Bislimi tha se kjo do të mundësojë që faturimi i energjisë të shtrihet edhe në 4 komunat veriore të Kosovës.

“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, shkroi zëvendëskryeministri.

(Kosova Sot Online)