Marrëveshja me Serbinë, ish-këshilltari i Kurtit thotë se Qeveria ra në grackën e Serbisë

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 12:06
Marrëveshja me Serbinë, ish-këshilltari i Kurtit thotë se Qeveria ra në grackën e Serbisë

Durim Berisha, ish-këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit Albin Kurti beson se Qeveria ka rënë nëgrackën e Serbisë me dakordimin e sotëm për implementimin e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.

Berisha komentoi në një postim të zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili shpërndau njoftimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për këtë marrëveshje.

“Une nuk e kuptoj sesi cdo kabinet po bie ne gracken e Serbise. Me sa njohuri posedoj, asnje nga keto marreveshjet e Brukselit nuk eshte ratifikuar nga Kuvendi i Serbise, rrjedhimisht ato asnjehere s’kane hyre ne fuqi… sepse ratifikimi nga vetem njera pale nenshkruese nuk prodhon detyrime juridike. Ai dokument ekziston, por nuk ka karakter juridik, ende”, shkroi Berisha.

(Kosova Sot Online)