Konjufca flet për takimin me Thaçin e Veselin në Hagë: Mirë janë, kanë këto shqetësime

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 12:08
Konjufca flet për takimin me Thaçin e Veselin në Hagë: Mirë janë, kanë këto shqetësime

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për vizitën e tij në Hagë.

“Unë vizitova zotëri Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, Haradinaj e Gucati për Sali Mustafën është më i veçantë. Të gjithë janë mirë me shëndet dhe shumë të fortë me vullnet. Shqetësomi i tyre dhe mbrojtjes është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen nëpër procedura për të cilat nuk ka kurrfarë mekanizmi të ankesës. Kjo gjykatë është absolutiste dhe nuk është në kontrollin e askujt. Aktakuza e cila rëndon mbi ta lë hapësirë për inkriminimin e UCK”, tha Konjufca.

‘’Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë’’, shtoi ai.

Tutje kryeparlamentari Konjufca tha se Gjykata Speciale që nga fillimi ka qenë e njëanshme, ai theksoi se duhet të jenë afër njëri tjetrit që ta kalojnë këtë sfidë.

“Kjo gjykatë që nga themelimi ka qenë e njëanshme. Nuk e di por është e rëndësishme të jemi më afër me njëri tjetrin dhe ta kalojmë këtë sfidë. Ata kanë respekt për institucione dhe edhe ne duhet të jemi afër tyre sepse mendoj që larg qoftë aktakuza konfirmohet mendoj që nuk është çështje e dënimit të individëve por dëmtohet UCK”.

(Kosova Sot Online)