Krasniqi: I drejtë shqetësimi i Konjufcës për ish-krerët e UÇK-së

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 17:52
Krasniqi: I drejtë shqetësimi i Konjufcës për ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka komentuar vizitën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca te ish-krerët e UÇK-së në paraburgimin e Gjykatës Speciale.

Krasniqi tha se shqetësimi që e ka shprëhur kryetari i Kuvendit është shqetësimi drejtë

Edhe për shkeljet, që Konjufca tha se po u bëhen ish-krerëve të luftës, Krasniqi tha se “janë evidente”.

“Kuvendi i Kosovës e ka themeluar Gjykatën Speciale e cila është votuar për diçka tjetër dhe tash po na del për diçka më ndryshe, sepse burimi i asaj ka qenë raporti i Dick Martyt, e sot ky raport nuk është në asnjë pikë të aktakuzës. Shqetësimet për të drejtat e njeriut janë evidente dhe unë besoj që duhet të adresohen edhe nga Ministrja e Drejtësisë edhe nga Kuvendi i Kosovës”, tha kryetari i PDK-së para mediave, gjatë vizitës në Viti.

(Kosova Sot Online)