Destabilizohet moti, disa pjesë të Kosovës goditen nga erërat e shiu i dendur

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 20:20
Destabilizohet moti, disa pjesë të Kosovës goditen nga erërat e shiu i dendur

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë disa rajone të Kosovës.

Erë dhe reshje të furishme janë raportuar në Podujevë.

Aktualisht erë e fuqishme dhe reshje të dendura shiu ka edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Meteorologët kishin parashikuar edhe më herët për mundësinë e destabilizimit të shpejtë të motit.

(Kosova Sot Online)