Ngjarje e rëndë në Pejë, 24-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës në tarracën e banesës

  • E.K /
  • 22 June 2022 - 09:47
Ngjarje e rëndë në Pejë, 24-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës në tarracën e banesës

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë, në shtëpinë e familjes Pajaziti, në rrugën “Lekë Dukagjini”, ku kryefamiljari gjeti pa shenja jete djalin e tij 24-vjeçar. I riu, Ardi Pajaziti dyshohet se i dha fund jetës së tij, duke kryer vetëvrasje në tarracën e banesës.

Vdekjen e të riut e konfirmoi ekipi mjekësor nga Emergjenca e Spitalit që doli në vendin e ngjarjes bashkë me një patrullë të Policisë.

Babai që gjeti të birin të shtrirë përtokë, në gjendje shumë të rëndë emocionale, u tha zyrtarëve policorë se dyshon se Ardi ka bërë vetëvrasje.

Njësiti policor ka bërë menjëherë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe ka siguruar vendin e ngjarjes, ku është gjetur një mjet i mprehtë.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat vdiq i riu.

(Kosova Sot Online)