IKSHP thirrje për bartje maskash: Kemi rritje të rasteve, pandemia s’ka mbaruar

  • E.K /
  • 22 June 2022 - 11:21
IKSHP thirrje për bartje maskash: Kemi rritje të rasteve, pandemia s’ka mbaruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thjirrje qytetarëve që të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.

Thirrja e IKSHP’së vjen pas rritjes së rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni! Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në apelin e Institutit.

Instituti ka bërë sërish apel të qytetarët që të vaksinohen për të përforcuar imunitetin dhe parandaluar rastet e reja dhe format e rënda të sëmundjes.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.”, thuhet në postim./Express

Postimi i plotë i Institutit:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni!

Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19.

(Kosova Sot Online)