Agjencia e Statistikave të Kosovës rikthehet në Zyrën e Kryeministrit

  • E.K /
  • 22 June 2022 - 11:28
Agjencia e Statistikave të Kosovës rikthehet në Zyrën e Kryeministrit

Me vendim të Qeverisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës është kthyer në Zyrën e Kryeministrit.

Nga viti 2020, kjo agjenci ka vepruar në kuadër të Ministrisë së Financave.

Kryeministri Albin Kurti tha se kthimi i ASK-së në ZKM është i rëndësishëm për “më shumë pavarësi”.

“ASK punën e saj e saj e ka filluar që nga viti 1948 kurse që nga viti 2011 ka funksionuar në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Rikthimi është në linjë me standardet ndërkombëtare dhe kërkon që agjencionet e tilla kërkojnë më shumë pavarësi në kuadër të ekzekutivit dhe legjislativit. Ju ftoj të votoni për rikthimin e Agjencisë së Statistikave në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)