Gjuetia kundër kuadrove...apo çka po ndodhë në Doganat e Kosovës?

  • G.G /
  • 22 June 2022 - 11:39
Gjuetia kundër kuadrove...apo çka po ndodhë në Doganat e Kosovës?

Dogana e Kosovës është një nga institucionet e para të pas luftës  me të cilin është vendosur bazamenti I shtetit , me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, është themeluar në gusht të vitit 1999 nga shtylla e BE-së, për të siguruar aplikimin e drejtë e të njëtrajtshëm konform të rregullave doganore dhe dispozitave të tjera të aplikueshme për mallra, të cilat janë subjekt i mbikëqyrjes doganore.

Në këtë institucion është investuar shumë sidomos  në aspektin e përgatitjes profesionale të stafit. Me 12 dhjetor 2008 Shërbimi Doganor i UNMIK-ut  u shndërrua në Doganën e Kosovës. Kodi i ri doganor i miratuar me 11 nëntor 2008 nga Kuvendi i Kosovës e ka mundësuar i ketë tranzicion.  Kodi doganor në fjalë është në pajtim të plotë me standardet ligjore të Bashkimit Evropian dhe ndër të tjera ka si objektiv edhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Stabiliteti institucional  dhe menaxhimi Professional kanë qenë deri më tani parimet mbi bazën e të cilave është zhvilluar dhe ngritur ky institucion.

Mirëpo kohët e fundit, sipas informacioneve të medies, ka disa lëvizje, ndërrim pozitash të personelit në Doganat e Kosovës që nuk duket të jenë në përputhje me parimet e qëndrueshme profesionale dhe të etikës. Sipas informacioneve  të siguruara nga gazeta, këto ditë në Doganat e Kosovës është duke u zhvilluar një  proces I ndërrimit të pozitave, zëvendësimit apo avancimit, zyrtarisht nuk ka informacione se çfarë po ndodhë  edhe përkundër interesimit të gazetës, pyetjeve të dërguara në zyrën për informim.

Pyetja shtrohet a se është  Dogana e Kosovës në procesin e avancimit profesional të disa zyrtarëve  në pozita sipas ndonjë kriteri të ri Professional apo ka ndërhyrje parciale për interesa politike. Nëse është kjo e fundit pasojat mundë të jenë serioze. Në disa pozita kyçe  të rëndësisë profesionale, cilat kanë qenë të mbuluara me kuadro të gradave meritore, kanë filluar ndryshimet, duke u zëvendësuar me ushtrues të detyrës,  me personel të ri. Zyrtarët e Doganave nuk kanë treguar për opinionin publik se cila është arsyeja  që në këto pozita, disa të tilla, janë larguar zyrtarët që kanë  pozita dhe grada adekuate me atë arsyetimin e transfereve.

Qytetarët duhet ta dinë  se për çfarë  transferimesh dhe sistemimesh bëhet fjalë në rastet e tilla që po ndodhin në doganën e Kosovës krejtësisht në heshtje. Nëse prapa këtyre ndryshimeve është interesi i ngushtë i shtrirjes së kontrollit politik, sikur që jemi mësuar të kemi ndërhyrje të tilla edhe nëpër institucione të tjera të rëndësisë së veçantë, në një periudhë të qeverisjeve kaluara, atëherë  veprimet e tilla për interesa politike do të sjellin pasoja serioze të interesave shtetërore  e publike.

Ne presim që të vërtetohen të dhënat tona nga zyrtarët përgjegjës të Doganës.

(Kosova Sot Online)