Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut, hapet rruga dhe për Shqipërinë

  • E.K /
  • 22 June 2022 - 11:52
Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut, hapet rruga dhe për Shqipërinë

Bullgaria ka hequr veton për Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Twitter, komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi.

“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov
për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”.

Bullgaria ka vendosur të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, vetëm një ditë para Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online)