Negociatat me BE, sot dhe nesër Samiti në Bruksel, Shqipëria shkon pesimiste

  • E.K /
  • 23 June 2022 - 08:35
Negociatat me BE, sot dhe nesër Samiti në Bruksel, Shqipëria shkon pesimiste

Sot dhe nesër, (23 dhe 24 Qershor), do të mbahet samiti i Këshillit Europian ku do të diskutohet për çështjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në këtë samit do të marrin pjesë liderët e BE-së dhe të tre vendeve të Ballkanit, Kryeministri Edi Rama, Kryeministri maqedonas Kovaçevski dhe Presidenti serb Vuçiç.

Pas polemikave dhe mëdyshjeve ditën e djeshme kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë i pranishëm në samit. Ky vendim siç bëri me dije Rama është marrë pas bisedës së zhvilluar me Vuçiç e Kovaçevskin. Pas kryeministrit Rama, pjesëmarrjen në samit e konfirmoi dhe Vuçiç e Kovaçevski.

Lexo edhe: Rama i thotë “po” samitit të BE-së: Herët për të qenë optimist! Bie qeveria në Bullgari, “peng” negociatat

Konfimrimi nga liderët e Ballkanit erdhi pasi opozita bullgare deklaroi votën e saj pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, e rrjedhimisht edhe Shqipërisë duke qenë se dy shtet janë së bashku në këtë proces.

Nisur nga këto indicie pozitive Rama tha se do të marrin pjesë në samitin e Këshillit Europian, edhe pse shprehet skeptik për hapjen e negociatave.

Por gjithçka ndryshoi gjatë pasdites, pasi qeveria e Bullgarisë u rrëzua pas vetëm 7 muaj qëndrimi në pushtet.

(Kosova Sot Online)