25-vjeçari në Prishtinë sulmon babain dhe ia dëmton veturën, ai e denoncon në Polici

  • E.K /
  • 23 June 2022 - 08:40
25-vjeçari në Prishtinë sulmon babain dhe ia dëmton veturën, ai e denoncon në Polici

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. E një rast i tillë ka ndodhur dje në orët e pasdites, në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, ku një 53-vjeçar ka raportuar në Polici se është rrahur nga djali i tij.

I dyshuari, 25-vjeçar, përveç që e ka rrahur babain e tij, ai edhe ia ka dëmtuar veturën.

Për shkak të shqetësimit që i shkaktoi, viktima u detyrua ta njoftojë Policinë dhe të kërkojë ndihmë.

Një patrullë policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin dhe ndaj tij të nisin hetimet për dhunë në  familje dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

(Kosova Sot Online)