Politika për dy dekada ka dështuar, vendi po zbrazet por qytetarët kanë të drejtë për të migruar

Politika për dy dekada ka dështuar, vendi po zbrazet por qytetarët kanë të drejtë për të migruar
Politika për dy dekada ka dështuar, vendi po zbrazet por qytetarët kanë të drejtë për të migruar

Faik Krasniqi

  • 23 June 2022 - 07:33

Shkruan:ANALISTI- Faik Krasniqi

Prej vitit 1999-2022 për çdo vit janë larguar mbi 40 mijë qytetar. Do të thotë që deri më tash janë larguar rreth 1 milion qytetar të Kosovës drejtë perëndimit. As qeveritë e mëhershme por as kjo e tanishmja nuk kanë në plan konkret se si do ta parandalojnë zbrazjen e mëtutjeshëm të vendit. Me plotë të drejtë kanë ikur dhe po ikin.

-Ka më shumë se një dekadë që kam shkruar dhe apeluar që jemi në rrezik të zvogëlimit të popullsisë. Fqinjët tanë këtë problem e kanë qe 3 dekada. Serbia për çdo vit 70-80 mijë vdekje më shumë se lindje. Shqipëria prej vitit të kaluar është futur ne minus. Më shumë ka vdekje se lindje. Ne ende jemi në plus, kemi më shumë lindje se vdekje. Por brenda pak viteve edhe Kosova do të ketë më shumë vdekje se lindje. Kjo vije si pasojë e emigrimit dhe rënies së natalitetit. Sa më shumë emigrim aq më pak lindje, sepse jashtë vendit emigrojnë kryesisht të rinjtë. Prej 1999-2022 për çdo vit janë larguar mbi 40 mijë qytetar.

Do të thotë që deri më tash janë larguar rreth 1 milion qytetar të Kosovës drejtë perëndimit. As qeveritë e mëhershme por as kjo e tanishmja nuk kanë në plan konkret se si do ta parandalojnë zbrazjen e mëtutjeshëm të vendit. Me plotë të drejtë kanë ikur dhe po ikin. Mjerim kur sheh çfarë shëndetësie kemi. Për një operacion në spital publik heq të zinjtë e ullirit deri sa të bësh. Ekonomia në gjendje të rëndë. Arsimi në gjendje qesharake. Vetëm arsim s'mund t'i thuash. Është e kotë të flasësh kur ata që duhet të marrin masa nuk veprojnë, por shesin përralla dhe demagogji. Kryesorja për veten e tyre janë rehat në ato kolltukë. Nuk i kanë asnjë nga këto probleme me të cilat shumica e qytetarëve ballafaqohen çdo ditë. Të gjithë duan një jetë më të mirë. Një arsim dhe shëndetësi cilësore. Prandaj kanë ikur dhe do të ikin. Të ardhmen e këtij vendi e shoh të zbehtë. Me një fjalë nuk shoh të ardhme në këtë vend demagogësh dhe përrallagjish.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".