Dënohet me burgim të përjetshëm Naser Pajazitaj

  • 23 June 2022 - 11:00
Dënohet me burgim të përjetshëm Naser Pajazitaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm të dyshuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitajn.

Ky vendim është marrë të enjten nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Ndërkaq, gjyqi për kë rast kishte përfunduar të martën, ku Prokuroria kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm.

Gjatë seancës të së martës, prokurorja Valbona Dishaj Haxhosaj, numëroi një për një provat, të cilat sipas saj vërtetonin krimin.

E ndryshe tha mbrojtja në fjalën e saj përfundimtare, ku kërkoi lirimin e Naser Pajazitaj.

Madje avokati i Naser Pajazitaj, pretendon se viktima nuk ishte vrarë në vendin ku u gjet trupi i saj.

Këtë pretendim e kundërshtoi prokurorja Dishaj Haxhosaj.

E kompensim dëmi kërkuan familja e viktimës.

Vepra për të cilën pritet vendimi i Gjykatës, ndodhi në vitin 2015, në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.

(Kosova Sot Online)