Eskalon debati/ Kurti-Musliut: Populliste po flet si Le Peni, Musliu-Kurtit: Unë flas për Muratin, Teutën, Gencin…

  • E.K /
  • 23 June 2022 - 14:23
Eskalon debati/ Kurti-Musliut: Populliste po flet si Le Peni, Musliu-Kurtit: Unë flas për Muratin, Teutën, Gencin…

Kuvendi i Kosovës po vazhdon debatin për Trustin.

Kryeministri i Kosovës ka pasur një replika me deputetët e PDK Ganimete Musliu e cila në fjalimin e saj ka kritikuar ashpër Kurtin.

“Kjo që po thua ti është popullzimi më i madh që kam dëgjuar kështu për çmime vetëm Le Pen flet” i tha Kurti ndër të tjera Musliut.

Në replikën e saj Musliu i tha Kurtit se ajo flet vetëm për qytetarët e Kosovës që po kërkojnë parat e tyre në Trust.

“Unë nuk flas për Le Pen… flas për Muratin e Skenderajt, për Teutën në Prishtinë për qytetarët që po kërkojnë parat e tyre;, ia ktheu Musliu.

(Kosova Sot Online)