Rama për vdekjen e Vjosa Berishës: Sot ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme

  • E.K /
  • 23 June 2022 - 15:04
Rama për vdekjen e Vjosa Berishës: Sot ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së producentes, Vjosa Berisha.

Rama tha se “Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë 20 viteve pa u ndalur, ka rrezatur aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq”.

Lajmin për vdekjen e producentes e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të në rrjetin social “Instagram”.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/362974685980526

(Kosova Sot Online)