Kryeministri irlandez njofton për një takim të ngrohtë me presidenten Osmani në Bruksel

  • E.K /
  • 23 June 2022 - 15:20
Kryeministri irlandez njofton për një takim të ngrohtë me presidenten Osmani në Bruksel

Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin ka njoftuar për një takim të ngrohtë dhe konstruktiv me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Bruksel, ku u mbajt samiti i Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Martin shkroi se Irlanda e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, shkroi ai.

“Përsërita mbështetjen e Irlandës për Kosovën në rrugëtimin e tyre si pjesë e familjes më të madhe europiane”, shtoi kryeministri irlandez.

(Kosova Sot Online)