Dje Haradinaj, sot Pal Lekaj: A do ta zënë Vetëvendosjen mallkimet e AAK-së?

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 19:32
Dje Haradinaj, sot Pal Lekaj: A do ta zënë Vetëvendosjen mallkimet e AAK-së?

Zyrtarët e AAK-së, në mungesë të numrave në Kuvend dhe fuqisë politike, duket se kanë zgjedhur të mbështeten tek fuqitë mbinatyrore.

Kryetari i këtij subjekti, Haradinaj, mbrëmë në një emision politik, pasi i krahasoi kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me Rrahman Morinën, teksa edhe shtoi një mallkim ndaj tyre duke thënë “Zoti i vraft”

“Është rrezik çka është duke ba ky njeri. Nuk ka me i shku mirë, besoni e vret Zoti, le t’ia ndal atij që ka, le të m’i ndalë mu që i kam të hyrat e mëdha, por mos i prek ata njerëz, atë kategori, se nuk bën ashtu”., tha ai në Klan Kosova.

Ndërkaq deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka shpërthyer dy herë radhazi me mallkime ndaj VV-së.

“Qeveri, Zoti ju vraftë!”, ka thënë ai në një status në Facebook sot pasi dështoi kalimi i projektligjit për tërheqjen e parave nga Trusti.  

Lekaj kishte bërë të njëjtën lutje edhe njëherë, kur kishte dështuar propozimi për shkarkimin e bordit të ZRRE-së në Komisionin për Energji.

(Kosova Sot Online)